11:14 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrotullohet kamioni në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person [Video]

Një kamion është rrotulluar para pak minutash në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht te rrethi në fshatin Trudë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Ai ka treguar se si pasojë e këtij vet-aksidenti ka pësuar lëndime trupore vozitësi i automjetit.

“Një vet aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, është vetëm vozitësi i lënduar por lehtë sipas qendrës klinike, një kamion është rrotulluar si pasojë e këtij aksidenti ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë që do të thotë nuk e ka respektu shenjën e komunikacionit”, ka thënë Fejzullahu për Indeksonline.

Ndërkaq, Indeksonline ka siguruar edhe video ku shihet se kamioni është duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/