19:31 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rruga vështirë e kalueshme në këtë fshat të Istogut

Rruga në fshatin Zhakovë të Komunës së Istogut është bërë pothuajse e pakalueshme.

Kjo për shkak të shirave të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në të.

Banorë të këtij fshati po ankohen se kjo rrugë është dëmtuar pas instalimit të kanalizimit në fshat disa javë më parë.

Ndërsa, reshjet e shiut e kanë dëmtuar edhe më shumë këtë rrugë, ku siç shihet në këto pamje të dërguar në Indeksonline, janë shkaktuar gropa e qarje të mëdha nëpër të.

Kjo gjëndje e tillë e rrugës po ua vështirëson kalimin me automjete, por edhe në këmbë për shkak të baltës së madhe.

Ata thonë se kanë kërkuar ndihmë në komunë, mirëpo që ende nuk është zgjidhur problemi.

Shikoni më poshtë disa pamje të kësaj rruge të dëmtuar./Indeksonline/

 

 

Temat: