16:12 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

“Rryma elektrike fajtor për shpërthimin e rafinerisë”  

Një  shpërthim ka ndodhur në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.

Nga ky shpërthim kanë pësuar katër persona, të cilët janë lënduar nga flakët që ka përfshirë rafinërinë e naftës, shkruan Indeksonline.

E deri të shpërthimi ka ardhur për shkak të një defekti  me rrymë eletrike.

Sipas  kryetarit të Shoqatës së  Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, nga informacionet e  para dhe në kontakt me pronarin e kompanisë, deri të shpërthimi  ka ndodhur për shkak të një defekti, apo gabimi me rrymë elektrike. /Indeksonline/