20:43 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rudina fillon sezonin e ri me ‘KikiChallenge’

Njerëz nga e gjithë bota janë bërë pjesë e sfidës së reperit Drake, me këngën “In my feelings”.

Vallëzimin tashmë të njohur #KikiChallenge e ka provuar edhe moderatorja shqiptare, Rudina Magjistari, shkruan Indeksonline.

Në një video ku pralajmëron hapjen e sezonit të ri televiziv, Rudina luan aq bukur nën ritmet e këngës “In my feelings”, gjersa dëgjohet teksti ‘Do you love me’.

Me ëmbëlsin e saj, mimikën e buzëqeshur dhe zemrën e formuar me duar, Rudina duket për mrekulli, gjersa për nga fiziku i saj dhe dukja, për të kanë ndaluar vitet./Indeksonline/.