19:03 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rugova: Kjo nuk është qeveri, është një odë burrash, Thaçi është Sulltan

Organizatorja e protestës, Igballe Rugova ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të zbatohen kërkesat e tyre.

Sipas saj, dy vite më parë është zgjedhur personi që tani po kritikon me joprofesionalizëm prokurorin Elez Blakaj që bëri punën siç duhet.

“Kemi protestu edhe kundër Prontos por ajo po vazhdon pra jemj në rruge dhe do të jemi deri në zbatim të kerkesave tona. Para dy viteve muhabetet i bënin tinëz por uzbuluan bisedat sot politikanët po flasin me telefona të thjeshtë por sot ata të poshter dalin dhe i tregojnë qytetarëve se përzihen në drejtësi. Para dy viteve zgjodhan njeriun që tua lajë të palarat e ky njeri kritikon për joprofesionalizëm prokurorin që e bëri punën sic duhet”, ka thënë ajo gjatë protestës e cila po mbahet për dorëheqjen e Aleksandër Lumezit.

Rugova konsideron se kjo qeveri nuk është, përveçse një odë burrash.

Kjo qeveri nuk është qeveri por odë burrash, marre sepse më shumë se 20 ministri e 100 e dicka zv/ministra ku ka kështu? Vetëm që të rahatohen militantët e koalicionit, kjo odë burrash nuk e morën edhe atë femër që mbeti për hastret, atë të Integrimeve.. por shkuan këta baballarët të dalin në fotografi me Mogherinin. Këta udhëheqës që janë odë burrash po udhëhiqën nga dikush që promovon Kanunin në vend qe të zbatojë ligjin”, ka shtuar tutje ajo.

Kundrejt Thaçit ajo ka drejtuar një kërkesë.

“Sulltani që  u zgjodh president me qyk të zorit, Hashim Thaçi, ju e dini kur ka qenë kryeministër ka bërë shumë skandale, shumë dallavere. E kam një kërkesë për Thaçin, allahile jepja një mirenjohje Vuçiqit që e ki shok.”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj./Indeksonline/