23:18 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Ryan Gigs shumë afër të marrë drejtimin e kësaj Kombëtare

Ryan Giggs do të emërohet si trajner i ri i Uellsit të hënën.

Shoqata e Futbollit e Uellsit do të njoftojë zëvendësuesin e Chris Coleman në një konferencë për shtyp në Cardiff në orën 14:00.

Giggs ishte një nga katër kandidatët e intervistuar nga Shoqata e Futbollit e Uellsit të enjten.

Craig Bellamy, Osian Roberts dhe Mark Bowen u intervistuan gjithashtu për postin e lirë nga Coleman që u largua për në Sunderland në nëntor. /IndeksOnline/

Temat: