13:00 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

“Ryanair” thirrje për kontrolle shtesë: Muslimanët janë kërcënim nëpër aeroporte

Drejtori ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, që ofron fluturime me çmim në ulët në Evropë, Michael O’Leary ka deklaruar se “meshkujt muslimanë janë burimi i kërcënimit nëpër aeroporte dhe se ata duhet të etiketohen”, raporton AA.

Në një intervistë për gazetën “Times”, O’Leary ka kritikuar politikat aktuale të sigurisë nëpër aeroporte, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se duhet të zvogëlohen kontrollet ndaj një familjeje me fëmijë. “Kush janë ‘bomberët‘? Këto janë meshkujt beqarë që udhëtojnë të vetëm. Një familje me fëmijë le të kalojë. Është zero shansi që një person t’i hedhë në ajër të gjithë (anëtarët e familjes). Disa gjëra nuk mund të thuhen sepse është racizëm. Por, në përgjithësi ‘bomberët‘ do të jenë një mashkull në besimin musliman. Para 30 vitesh ishin irlandezët. Nëse kërcënimi vjen nga këtu, edhe kërcënimi duhet të trajtohet sipas asaj”, tha O’Leary.

  • “Nxit racizmin”

Këto fjalë të O’Leary kanë nxitur reagimin e muslimanëve në vend. Në një deklaratë Këshilli i Muslimanëve të Britanisë së Madhe tha se këto shprehje janë raciste dhe diskriminuese dhe se shembulli i biznesmenit është një shembull i Islamofobisë.

Deputeti i Partisë së Punës, Khalid Mahmood tha se këto fjalë janë absurde. “Në të vërtetë ai shprehet se ‘duhet të jenë terroristë nëse duken si muslimanë‘. Kjo nuk i zhvillon marrëdhëniet në shoqëri. Ofron kontribut për njerëzit me mentalitet fashist. Këtë javë në Gjermani një i bardhë vrau 9 persona. Mos vallë duhet të etiketojmë të bardhët për të parë nëse janë apo jo fashistë? Kjo paraqet një pikëpamje shumë të ngushtë dhe në të vërtetë nxit racizmin”, tha Mahmood.

Mos i humb