12:42 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sa e lezetshme! Gjyshja e Bebe Rexhës ndihet shumë krenare me mbesën e famshme (Foto)

Shpesh na është krijuar përshtypja se personazhet me famë botërore, nuk kanë një lidhje shumë të ngushtë, siç e kanë njerëzit e zakonshëm, me familjarët e tyre.

Related image

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: kanë shumë pak kohë për t’iu dedikuar atyre, pasi janë më së shumti në lëvizje, turne, koncerte, projekte të rëndësishme muzikore. Jetën e tyre e adhurojnë që ta kenë pothuajse të gjithë, por ndoshta duke mos e marrë parasysh se fama apo paraja, e ka një kosto: nuk mund t’i shijosh totalisht ashtu siç ti dëshiron dhe me njerëzit që ti do. Një rast i tillë dhe edhe i këngëtares shqiptare Bebe Rexha.

Image result for bebe rexha

Bukuroshja aktualisht po shijon suksesin ndërkombëtar, por është larg familjes, apo njerëzve të saj të dashur, dhe këtë po e vuan.

Related image

Në Instastory ajo ka postuar një foto të një reviste ku është edhe, por jo vetëm për të treguar se sa bukur ka dalë, por gjestin që ka bërë gjyshja e saj, kur e ka parë. “Më çoi mami mesazh dhe më tha se gjyshja kishte parë këtë revistë në një sallon bukurie. Kur ishte ndeshur me foton time, menjëherë nga malli kishte puthur revistën” – ka shkruar ajo, shoqëruar me disa emoji duke qarë.