16:33 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sa është ‘ e zonja ‘ Audi RS5 në borë? [Video]

RS5 është një nga modelet e reja të Audi, e cila është prezantuar në fillim të këtij viti.

Ky model ka një motor 2.9 litërsh TFSI V6 bi-turbo, me 444 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrinë në vetëm 3.9 sekonda, duke e bërë më të shpejtë dhe efikas se modeli i mëparshëm, i cili sprintin e kishte për 4.6 sekonda.

Modelet ‘RS’ janë më shumë sportive dhe me fuqi të mjaftueshme dhe efikasitet të mirë.

Sidoqoftë, kjo nuk ka penguar ekspertët që të testojnë pak këtë model edhe në borë. Se sa është ‘ e zonja ‘ kjo veturë në kushte dimri, ndiqni videon më poshtë. /IndeksOnline/