75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 27 Prill 2026 / G T

Sa interesant është ky lojtar, Jack Grealish-in e zë gjumi në tavolinë plot me kokteje…!

Jack Grealish është bërë sërish pjesë e vëmendjes mediatike, këtë herë jashtë fushës së lojës.

Mesfushori anglez u pa në një “rooftop” bar në Mançester, ku pas një pasditeje në shoqërinë e miqve u fotografua, duke fjetur në tavolinë, i rrethuar nga gota dhe shishe koktejesh, shkruan Indeksonline

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe tifozët, duke rikthyer në fokus stilin e jetesës së lojtarit jashtë fushës.

Megjithatë, raste të tilla nuk janë të pazakonta për futbollistët gjatë periudhave të pushimit, ndërsa vetë lojtari njihet për personalitetin e tij të hapur dhe natyrën sociale./Indeksonline/