Nuza, gjyqtari kryesor i takimit, Trepça’89 – Drenica
Emocionet e Superligës së Kosovës në futboll kthehen sërish në këtë fundjavë me disa ndeshje interesante.
Tri ndeshje do të zhvillohen nesër, teksa dy ndeshje zhvillohen edhe të dielën.
Padyshim, ndeshja e nesërme ndërmjet Feronikelit dhe Dritës do të jetë njëra prej sfidave më atraktive të kësaj fundjave, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, nesër edhe Prishtina do të jetë nikoqir i Ferizajt në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, derisa Gjilani do ta presë Ballkanin.
Të dielën, zhvillohen tri sfida tjera; Llapi – Flamurtari, Trepça’89 – Drenica dhe Liria – KEK-u.
Dhe tani Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se gjyqtarët për këto ndeshje.
Genc Nuza me Fatlum Berishën, Bujar Selimajn , Idriz Kelmendin dhe Agim Lutën do ta drejtojnë ndeshjen, Trepça’89 – Drenica.
Ndërsa, listën e plotë të zyrtarëve të ndeshjeve për këtë fundjavë mund ta shihni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/