18:42 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bejtullahu, gjyqtari i derbit të rivalëve të moçëm

Faza e 1/8-tës së Kupës së Kosovës do të zhvillohet këtë fundjavë.

Padyshim, ndeshja kryesore do të zhvillohet në Prizren, mes rivalëve të moçëm, Lirisë dhe Prishtinës.

Ndeshje tjetër interesante është edhe mes Besës së Pejës dhe Vëllaznimit, si dhe ndeshja, Trepça’89 – Flamurtari, transmeton IndeksOnline.

Tani, Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët që do t’i drejtojnë tetë ndeshjet e kësaj fundjave.

Mervan Bejtullahu është gjyqtari i takimit në Prizren, teksa Dardan Çaka do ta drejtojë duelin, Besa – Vëllaznimi.

Në tabelën e mëposhtme, i gjeni të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve./IndeksOnline/