08:06 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa shumë emra përfliten për ta pasuar Emeryn, por vetëm njëri duket favorit

Massimiliano Allegri është emri favorit për stolin e PSG-së. ESPN raporton se pronari i Paris Saint Germain është magjepsur me kuptimin e plotë të fjalës nga rezultatet në Europë të Allegrit, i cili është treguar i aftë për ta çuar Juventusin në dy finale të Championsit në harkun e tre vjetëve.

Alternativa më e referuar sipas ESPN, mbetet Pochetino, ish kapiten i PSG-së si futbollist. Edhe Antonio Conte mbetet shumë i vlerësuar në klubin francez, por mundësia që të lërë Chelsean lidhet me drejtimin e Kombëtares Italiane.

Luis Enrique, Carlo Anceloti dhe Villas Boas janë emrat e tjerë që përfliten se do të pasojnë Emeryn.