13:40 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arsenal-PSG, befasi kush është kapiten i skuadrës angleze

Arsenal po luan ndaj PSG-së në ndeshjen parasezonale që po zhvillohet në Singapor. Unay Emery ka vendosur që të nisë lojën me Mesut Ozil si kapiten të parë të skuadrës.

Ky është sinjali i parë që ylli gjerman të jetë zgjedhja e parë për shiritin e kapitenit gjatë tërë sezonit.

“Ideja ime është të njoh secilin futbollist dhe të di personalitetin e të gjithë futbollistëve. Ne duam që të shikojmë këtë situatë para se të zgjedhim kapitenin e ri” ka thënë Emery para ndeshjes./Indeksonline/