14:46 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sa ushtarë do të duheshin për tërë këtë armatim?

Debati për numrin e veteranëve vazhdon të jetë temë e hapur e ditëve të fundit. Në këtë debat, shumë njerëz pa çasje e me hamëndje japin shifra boshe e llafe koti.

Në videon në vijim nga arkiva mund të shihni momentin kur atëbotë komandanti Ramush Haradinaj kishte dorëzuar armatimin e UÇK-së tek ish komandandi Jackson. Siç shihet, armatimi ishte për numër të madh ushtarësh që numëronte zona e Dukagjinit.

Kjo zonë me afro 600 mijë banorë tani numëron afro 15 mijë veteranë, që nuk duket i fryer krahasuar edhe me numrin e brigadave që ishin, gjithsejtë tetë, zonë që kishte edhe komandon e zonës, logjistikën dhe spitalin ushtarak.

Pjesë e kësaj zone llogaritej edhe Kosharëja, beteja e famshme në të cilën pati shumë luftëtarë e dëshmorë. Në Zonën e Dukagjinit janë afro 1000 dëshmorë, 5000 martirë e 2000 invalidë./Indeksonline/