18:19 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sadat Pajaziti reagon pas largimit nga Gjilani

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se Gjilani ka larguar nga detyra trajnerin Sadat Pajaziti.

Pajaziti largohet nga skuadra që drejtoi që nga qershori i vitit të kaluar.

Sadat Pajaziti në një prononcim për Indeksonline, ka bërë një reagim pas largimit dhe Gjilanit i ka uruar suksese në rrugën e tyre.

Ky është shkrimi i Sadat Pajazitit

Sot jam njoftuar se kanë vendos ta ndërpresin bashkëpunimin, dhe mu s’më mbetet tjetër pos ta pranoj. I uroj suksese Gjilanit dhe shpresoj qe sa ma shpejt te kurorëzohen me ndonjë titull,edhe besoj se do vij koha sepse ka një kryetar i cili i rri mbrapa ekipit gjithmonë ne çdo aspekt, mirëpo Gjilani duhet te kaloj neper faza te ndryshme, te formohet si ekip te ketë 11-shen startuse te cilët luajnë një kohe pak më të gjatë në mes veti, Gjilani është ekip i vjetër dhe me nam në futbollin e Kosovës, por këtë vit është ekip i ri me shume ardhje dhe shume largime, megjithëse atë unë mendoj se ata po i lë ne pozitë të mirë ne tabelë (pozita e 4)dhe besoj qe ky është sukses për këtë vit. Kampion nuk mund te shpallesh rastësisht, ekipet punojnë me vite për te sjell tituj, unë nuk do ta pranoja kurrë pozitën e trajnerit nëse ata do me kërkonin ne fillim te vitit me shume se pozitën e 4 te ne tabelë. Në fund por jo nga rëndësia dua ti përshëndes tifozët të cilët i kuptoj se ata nuk janë te kënaqur me rezultatet,normalisht ata gjithmonë kërkon tituj,por titujt donë mbi të gjitha kohë për tu formuar ekipi dhe për këtë do te paktën 2 apo 3 vite qe lojtaret te fillojnë te ndjejnë njeri tjetrin ne fushe te bëhen një, këtë vit ne Gjilan kanë ardhur mbi 12 lojtarë dhe janë larguar mbi 15 dhe kjo na ka penguar. Natyrisht Gjilani do te ketë suksese uroj qe trajneri qe me pason te ketë suksese shpresoj te ketë me shume kohe dhe ti gëzoj tifozët te cilët nuk ndalen as një moment duke e përkrahur ekipin e tyre te zemrës“, ka thënë Pajaziti për Indeksonline.