21:40 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sadikaj thotë se aksidentet në këtë vend po ndodhin për shkak të vendimit të Zharkut

Aksidenti që ndodhi sot në mëngjes i mori jetën një shtetasi zviceran, Sefa Kaya, menaxher i këngëtarit me famë botërore, Azet.

Aksidenti i rëndë që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Lipjan, përkatësisht te rrethi i lagjes ‘Marigona’ nuk është i vetmi që është regjistruar në atë pjesë me viktima, transmeton Indeksonline.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Rinisë së PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, sipas të cilit, fajtor për këto aksidente është ish-ministri, Lutfi Zharku.

Në një postim në Facebook, Sadikaj ka shkrruar se ministria e Infrastrukturës urgjent duhet ta bëj rishikimin e vendeve të rrezikshme si dhe këtij rrethrrotullimi.

Më poshtë postimi i plotë i Sadikajt pa ndërhyrje:

Rrethrrotullimi i njohur si “rrethi i KFC-së” apo lagjes “Marigona” është ndërtuar pas disa viteve të lëshuarjes në qarkullim të rrugës Prishtinë-Lipjan.

Kjo u bë me lejen e Ministrit të Infrastrukturës të LDK-së, z. Lutfi Zharku. Rrethrrotullimi u bë nga presioni i “të fortëve” të kësaj zone, për të kënaqur egot e supremacisë. Pra, ishte thjeshtë ndërhyrje në autostradë për nevojat e të “të fortëve”.

Tash, ky vend po del të jetë shkaktar i shpeshtë i aksidenteve me pasoja për jetën e qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës urgjent duhet ta bëj rishikimin e vendeve të rrezikshme si dhe këtij rrethrrotullimi me zgjidhje të qëndrushme që garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Siguria në komunikacion duhet të jetë prioritet para se të ndodhin tragjeditë! /Indeksonline/