10:48 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Salah bën testet, kjo është gjendja e tij pas lëndimit

Mohamed Salah pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së fundjavës, ku Liverpooli mposhti Leicesterin me rezultatin 2-1.

Në këtë ndeshje, Mohamed Salah pësoi një lëndim pas një ndërhyrje nga Hamza Choudhury.

Megjithatë gjithçka ka kaluar dhe egjiptiani nuk rrezikon të mungoj, shkruan Indeksonline.

Pushimi ndërkombëtar mund të jetë përparësi për Liverpoolin në mënyrë që sulmuesi i tyre të kthehet në formë.

Në xhiron e radhës, Liverpooli është mysafir i rivalëve të Manchester United. /IndeksOnline/