17:03 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Salah e thyen rekordin në Champions League

Mohamed Salah e ka thyer edhe një rekord. Ylli i Liverpoolit për të katërten herë këtë edicion është shpalllur “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve.

Ky çmim për të ka sjellur rekordin e radhës pasi që egjiptiani është futbollisti i parë që e arrin këtë shifër brenda një edicioni.

Messi ishte lojtari që në të kaluarën ishte vlerësuar tri herë si “Lojtari i Javës” në garën më të madhe evropiane./Indeksonline/