08:31 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Salah në verë largohet nga Liverpool

Presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida pretendon se Real Madrid në verë do të bëjë përpjekje për të nënshkruar me Mohamed Salah.

Raportet në Egjipt pohojnë se Abo Rida tha në TV: ” Real Madridi do të bëjë një ofertë për Salahun gjatë verës.”

“Salah tani po kërkon të përmirësojë lojën e tij. Natyrisht nëse një egjiptian luan për një klub popullor në botë si Real Madrid, do të jetë e madhe për futbollin egjiptian “.

Salah bëri kalimin në Liverpool nga Roma në qershorin e kaluar për 34.4 milionë funte, ku në 22 ndeshje ka shënuar 18 gola. /IndeksOnline/