23:58 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Salah nuk feston golin e Firminos, shihet i nervozuar

Roberto Firmino shënoi golin e fitores për Liverpoolin në ndeshjen e Champions League kundër PSG-së.

Ylli brazilian shënoi në minutat shtesë të ndeshjes kur rezultati ishte i barabartë, shkruan indeksonline.

Edhe pse i gjithë stadiumi ishte i gëzuar për golin, ai që nuk festoi ishte Mohamed Salah.

Egjiptiani dukej shumë i nervozuar derisa futbollistët tjerë po festonin.

Kjo mbetët një dyshim se pse Salah bëri një gjest të tillë.

Sulmuesi i Liverpoolit u zëvëndësua në minutën e 64-të nga Xherdan Shaqiri. /IndeksOnline/