09:03 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / A. M.

Salah: “Të luaj në Madrid ose Barça? Ku i dihet…”

Salah nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë për Barcelonën ose Real Madridin.

Mohamed Salah po shijon një tjetër sezon magjik, duke qenë një ndër më të mirët të momentit.

Red-hot Mohamed Salah 'Chooses' Between Real Madrid And Barcelona

28-vjeçari ka zbuluar shumë gjëra në një intervistë për AS dhe është pyetur për interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës.

Egjiptiani, që ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, nuk e ka mohuar që një ditë të luajë në La Liga.

I pyetur nëse i përjashton Barçën dhe Realin, ai është përgjigj: “Mendoj se Madridi dhe Barcelona janë dy klube të mëdha. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani jam i koncentruar që të fitojmë sërish Premier League dhe Champions League me Liverpoolin”.

Salah është tjetër futbollist që nga viti 2017 kur u transferua në Anfield.

Ai e ka futur veten në mesin e më të mirëve në histori të Premierligës dhe natyrisht, në botë. Mo deri më tani ka bërë 172 paraqitje për Redsat, ka shënuar 108 gola.