09:00 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sali Berisha pyetet për Arminën, ja si e arsyjeton pasurinë e saj (Foto)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Byro Politike”, bashk me gazetarin e njohur shqiptar Baton Haxhiu.

Berisha ka folur për tema të ndryshme politike por nuk u ka shpërtuar pyetjeve edhe nga jeta e tij private.

Batoni e ka pyetur lidhur me imazhin e rejësë së tij, blogeres së njohur shqiptare, Armina Mevlani.

“Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e ‘resë’ tënde dhe blogeres që e krijon imazhin se është shumë e pasur” ka qenë pyetja e drejtuar nga Baton Haxhiu.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha është përgjigjur shumë thjeshtë, duke thënë se Armina bënë punën e saj.

“A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës”. tha Berisha.

Ndryshe, Armina Mevlani shquhet si njëra ndër blogeret më të suksesshme në Shqipëri, gjersa prej vitesh është e fejuar me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin./Indeksonline/