12:15 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sali Berisha takon aktorin që e imiton, çfarë ndodhi në zyrën e ish-kryeministrit (Video)

Aktori Drilon Hoxha është një prej atyre që e imiton më së miri ish-kryeministrin Sali Berishën.

Në spektaklin “Dance with me”, ku Driloni ishte pjesë e konkurrentëve, gjatë spektakleve ai e ka imituar disa herë Berishën duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Por duket se imitimin më interesant ai e ka bërë para vetë Sali Berishës, duke i shkuar në zyrë e duke shkëmbyer batuta të dy së bashku.