13:33 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Sallova: Vrasja e Ivanoviqit, pretekst i Serbisë për të marr kontrollin direkt në Veri

Njohësi i çështjeve politike në vend, Donik Sallova ka reaguar pas vdekjes së kryetarit të Iniciativës Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, duke thënë se Serbia nuk e ka problem të vrasë edhe serbë për interesat e veta dhe me synimin për t’i fajësuar shqiptarët.

Ai thotë se me gjasë Ivanoviq është viktima e parë para fazës së fundit të bisedimeve, Ku Serbia do kërkojë kontroll direkt mbi Veriun, transmeton Indeksonline.

“Serbia nuk e ka problem të vrasë edhe serbë për interesat e veta dhe me synimin për t’i fajësuar shqiptarët. Rasti “Panda” në Pejë është një ilustrim. Serbia propagandën e ka pjesë të ideologjisë së vet shoveniste. Me gjasë Ivanovici është viktima e parë para fazës së fundit të bisedimeve, ku Serbia do kërkojë kontroll direkt mbi Veriun, si pretekst i “mungesë së së sigurisë së serbëve nga shqiptarët”, në një territor të cilin faktikisht e kontrollon me forca paramilitare (parashutiste) që nga viti 1999. Këtu përgjegjësi ka edhe KFOR-i!”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonine/