11:02 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. M.

Samedin Mehmeti zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pas rreth tre muajve si ushtrues detyre i kësaj pozite.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti, gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vjet me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në misionin e OKB-së në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në biografinë e Mehmetit.