16:41 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / MSH

Sami Lushtaku, Rrahman Rama e Hisni Thaçi vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë

Sami Lsuhtaku u shpqërua sot nga Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi, në vizitën e tij në Hagë.

Atje u takuan me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.

I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.