15:52 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Samurajët” befasojnë Kolumbinë, e nisin mirë Kampionatin Botëror (Video/Foto)

Kombëtarja e Japonisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

“Samurajët” mposhtën 2 me 1 ekipin kombëtar të Kolumbisë, shkruan IndeksOnline.

Qysh në minutën e 5’të japonezët kaluan në epërsi me golin e Kagawas nga pika e bardhë e penalltisë.

Në këtë minutë, ekipi kolumbian mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja u largua me të kuq mbrojtësi, Sanchez.

Në pjesën e parë, “Prodhuesit e Kafenesë” arritën ta barazonin rezultatin me anë të Quinteros i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Golin e tre pikëve në pjesën e dytë e shënoi sulmuesi Osako në minutën e 73’të.

Me tri pikë Japonia tani kryeson tabelën e grupit H, kurse Kolumbia e fundit. Ndeshja e radhës në këtë grup zhvillohet nga ora 17:00, ku Polonia takohet me Senegalin./IndeksOnline/