San Antonio Spurs “rrëzon” kampionin, kualifikohet në finalet e NBA-së
San Antonio Spurs është kualifikuar në finalet e NBA-së.
Ata dolën fitimtarë ndaj kampionëve në fuqi, Oklahoma City Thunder me rezultat 111-103 dhe duke fituar edhe titullin e Konferencës Perëndimore.
Më të mirët ishin Shai Gilgeous-Alexander për Oklahoman, ku shënoi 35 pikë, 4 reboundsa dhe 9 asistime dhe Victor Wembanyama me 22 pikë, 7 reboundsa dhe 2 asistime.
Spurs, kthehen në finale pas 12 vitesh ku dhe e kishin fituar titullin e NBA-së ndaj Miami Heat asokohe.
Në finale do të përballen ndaj New York Knicks, me ndeshjen e parë që nis më 4 qershor./IndeksOnline/

