11:55 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sane thotë se i vjen keq për Schalken që e mposhtën me rezultat në 8:0

Skuadra e Bayernit e ka mposhtur mbrëmë me një rezultat të thellë prej 8:0 skuadrën e Schalkes për ndeshjne e parë të sezonit të ri në Bundesligë.

Djelmoshat e Flick u treguan të shkathët, ku me këtë rezultat të thellë paketuan tre pikë të plota në sezonin e ri të Bundesligës, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe  Leroy Sane i cili tha se i vjen keq që e mposhtën Schalken në atë mënyrë, pasi vet ishte pjesë e tyre kohë më parë.

“U ndjeva shumë mirë në fushë me djemtë. Ishte një ditë shumë e mirë. Jam plotësisht i qetë dhe e dija se do të funksionoj më së miri me ekipin. Të gjithë ishin të uritur për gola. Të gjithë, thjesht donin të sulmonin dhe të shënonin”, u shpreh Sane.

“Sigurisht, unë isha te Schalke për një kohë të gjatë. Të pësosh një humbje të tillë në fillim të sezonit është mjaft dekurajuese. Sigurisht që më vjen keq pak”, tha ai