11:37 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Sapo Sanchez të largohet, Arsenali do të “godas” me treshe

Alexis Sanchez brenda 48 orëve pritet që të kompletoj transferimin e tij te Manchester United, shkruan indeksonline.

Mirëpo kjo nuk duket problem për Arsenalin, pasi që Wenger tashmë do ta zëvendësoj atë me tre futbollist të tjerë.

Sipas Mirror, Malcom, Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang mund të mbërrijnë në veri të Londrës sapo Sanchez të largohet.

Wenger e ka të qartë se klubit i nevojitet freski pasi atmosfera në mes të lojtarëve dhe stafit nuk është në nivel. /IndeksOnline/