17:21 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sarri befason futbollin anglez me deklaratën e tij për Mourinhon

Maurizio Sarri i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për Jose Mourinhon. Në prag të derbit të madh mes Chelseat e Manchester United, trajneri italian ka thënë se gëzon respekt të madh për portugezin.

Sipas tij, Manchester United ka ekipin më të mirë në Premierligë, nëse shikohen individët.

“Ne po flasim për trajnerin që ka fituar gjithçka në futboll. E respektoj shumë dhe të tillë duhet ta respektojnë të gjithë. Është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Nuk e di se çfarë problemeve ka me skuadër, apo çfarë deklaratave jep, por unë e kutpoj se mund të ketë momente të pakëndshme që mund të nxjerrin nervozizëm.

Ata janë ekip shumë i fortë, ndoshta për nga lojtarët janë ekipi më i fortë në Premierligë. Ne po flasim për vetëm 8 ndeshje të zhvilluara, gara është e gjatë dhe secila skuadër ka shanset e veta për titull” ka thënë Sarri./Indeksonline/

Temat: