23:23 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Sarri e falënderon nënën e Cristiano Ronaldos, për këtë gjë

Maurizio Sarri e ka falënderuar nënën e Ronaldos, për ndihmën që futbollisti ia bëri skuadrës së tij në fitoren kundër Romës.

Unë nuk marr merita për formën e tanishme të Ronaldos, ju mund t’i jipni merita vetëm nënës së tij për krijimin e një ekzemplari të tillë”, u deklarua Sarri.

Po ashtu Sarri u tha gazetarve se nuk e di se çfarë të përmisoj te Ronaldo dhe tregoi se futbollisti është në gjendje të jashtzakonshme fizike dhe po ashtu mendore.

Kurse nënë e Ronaldos, Dolores 65 vjeçare shihet shpesh si më meritorja për sukseset e futbollistit./Indeksonline/.