09:01 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sarri ‘godet’ Emeryn: Jemi më mirë se Arsenali këtë sezon

Maurizo Sarri beson qe ky sezon i Chelseas ka qenë më i mirë se i rivalëve londinez, Arsenal.

Kjo pasi që ekipi i Sarrit ka arritur të shkoj në finale të ‘Carabao Cup’, transmeton Indeksonline.

“Është e rëndësishme për ne të fitojmë finalen. Është shumë e rëndësishme, ne duhet ta rikthejmë vetëbesimin” u shprehë Sarri.

“Sezoni i Arsenalit është i mirë por ne jemi më mirë sepse kemi arritur në finale  dhe sezoni ynë është katastrofal? Unë nuk mund të ju kuptoj” tha italiani.

“Dua të ju kujtoj që në dy sezonet e fundit ky ekip kishte 70 pikë dhe jo 100. Në verë, ne ndryshuam gjithçka. Nuk është e lehtë” u shprehë tekniku italian.


Të dielën Chelsea dhe Manchester City luajnë në finalen e Kupës së Ligës./Indeksonline/