10:34 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Sarri i pakënaqur te Napoli, kërkon largimin në fund të sezonit?

Maurizio Sarri me shumë gjasa do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Tekniku ka kontratë deri në vitin 2021 me gjigantin italian, por e ardhmja e tij është në dyshime, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Gazzetta dello Sport”,  Sarri i ka kërkuar pronarit De Laurentiis një shumë të madhe parash për të bërë transferime në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, një kërkesë e tillë do të refuzohet, vetëm nëse klubi italian bën shitje të futbollistëve.

Ardhjet e Napolit gjatë këtij sezoni ishin; Amadou Diaëara, Marko Rog dhe Adam Ounas, por që të tre mezi janë përdorur nga Sarri.

Sipas gazetës italiane, nuk ka gjasa që të dy palët të bien dakord dhe Sarri mund të lëviz gjatë verës, ndoshta te Chelsea.

Klubi londinez është duke kërkuar trajner të ri, pasi Antonio Conte kërkon largimin.

Mbetët të shihet se çfarë do të bëjë Sarri, por humbja e trofeut në Serie A, do ta bëjë shumë të dyshimtë të ardhmen e teknikut 59-vjeçar./IndeksOnline/