12:59 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sarri nuk ishte i befasuar me mënyrën se si Jorginho e ekzeutoi penalltinë për një arsye interesante

Penalltia me stil e Jorginhos në fitoren, 3-0 ndaj Huddersfieldit në ndeshjen hapëse të tyre në Premier League, nuk e befasoi trajnerin, Maurizio Sarri.

Chelsea ishte favorit absolut në ndeshjen e djeshme, dhe tifozët e ”Të Kaltërve” mezi prisnin që ta shihnin se si do të luante Jorginho në debutim, transmeton IndeksOnline.

Dhe Jorginho, i cili e ndjeku Sarrin nga Napoli te Chelsea këtë verë, dyfishoi epërsinë e skuadrës londineze në fitoren, 3-0 dje.

Dhe pasi që Sarri ka punuar me Jorginhon për tri sezone, nuk ishte aspak i befasuar me mënyrën se si italiane e ekzekutoi penalltinë.

”Nuk e di”, tha Sarri kur u pyetë se çfarë mendon për penalltinë e Jorginhos.

”Ai gjithnjë i ka ekzekutuar kështu penalltitë’./IndeksOnline/

Maurizio Sarri wasn't surprised by Jorginho's penalty