17:49 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Schmeichel: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë kundër e Kosovës

Danimarka ka zbarkuar në Prishtinë për ndeshjen e nesërme kundër Kosovës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

Portieri danez dhe njëherit i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel në një konferencë për media ka folur për ndeshjen kundër “Dardanëve”.

“Na kane treguar për Kombëtaren e Kosovës, nuk mendojmë se do te jete ndeshje e lehtë dhe besoj se do te jete ndeshje e mirë”, ka thënë 32 vjeçari.

Kasper Schmeichel ka qenë një ndër më meritorët në triumfin e Leicester Cityt në Premierligë në sezonin 2015/16. /IndeksOnline/