09:19 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Schweinsteiger rikthehet në Bundesliga, zbulon ofertat

Mesfushori veteran, Bastian Schweinsteiger pranon se është afër një marrëveshjeje në Bundesliga.

Gjermani thuhet se ka marrë disa oferta për t’u rikthyer në Budensliga.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, është jashtë kontratës me ekipin e MLS-së, Chicago Fire.

Edhe pse u mendua për një pensionim në Amerikë, 33-vjeçari preferon që këtë ta bëjë në vendin e lindjes.

“Unë nënshkrova vetëm një vit për të shikuar pastaj çfarë do të ndodh. Jam i hapur për gjithçka dhe pres oferta”, ka thënë Schwein.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Bayern Munchen luajti për ekipin amerikan 25 ndeshje dhe shënoi tri gola.

Klubi që mund të përfitoj në transferimin e gjermanit është, Kolni ose Weder Bremen./IndeksOnline/