17:26 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Së paku 2 vjet burg për djaloshin që i vodhi kartën e kreditit aktorit amerikan

Djaloshi që ka vjedhur me vite Marc Anthonyn do të vuaj së paku dy vite burg. Kyle Tessiero u dënua me burg pasi u deklarua fajtor në qershor për vjedhje.  Gjykatësi i dha atij 2 deri në 6 vjet në një burg shtetëror.

Tessiero u urdhërua gjithashtu të paguante 9.1 milionë dollarë për Marc Anthonyn. Nuk dihet ende nëse Anthony do të paraqesë një padi civile për ta detyruar Tessiero të paguajë këtë gjobë të madhe.

Prokurorët thonë se Tessiero po përdorte kartelën Amex të Marc dhe po merrte fonde nga llogaria bankare e këngëtarit për vite. Ai punoi në firmën e kontabilitetit të këngëtarit e aktorit amerikan.

Hajni dyshohet se i ka vjedhur më shumë se 2.5 milionë dollarë Anthonyt nga viti 2009 deri në vitin 2017./Indeksonline/

Temat: