21:23 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Së shpejti linja e re direkte Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt nga “Kosova Airlines” dhe nga “Eurokoha”

Kompanitë e njohura “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane “Eurowings”, pjesë e grupit “Lufthansa”, nga 17 dhjetori startojnë me linjën e re direkte të fluturimit Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt

Falë bashkëpunimit të këtyre kompanive të njohura të transportit ajror, pasagjerët do ta kenë shumë më të lehtë udhëtimin mes këtyre dy relacioneve, pasi linja është direkte. Dihet mirë se numri më i madh i pasagjerëve, të cilët udhëtojnë nga vendet evropiane për në Kosovë, vjen pikërisht nga Gjermania dhe aeroporti i Frankfurtit është preferenca e shumë pasagjerëve kosovarë, por edhe të huaj, prandaj është parë e udhës të fillohet me një linjë re direkte në këtë relacion. 

Image

Duke marrë parasysh se Aeroporti i Frankfurtit është njëri ndër aeroportet më të mëdha në botë, kjo linjë do ta lehtësojë shumë udhëtimin e bashkatdhetarëve tanë nëpër destinacione të ndryshme të botës, pasi nga aeroporti i Frankfurtit mund të shkohet në cilindo shtet të botës. 

Për informata dhe për rezervime vizitoni www.flyksa.com ose edhe mund të telefononi në numrin +49 (0)69 25 66 760 & +383 (0)38 220 220

Image