08:55 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Së shpejti transmetohet dokumentari mbi jetën e Paul Walkerit (Foto)

Producenti i filmit “I Am Heath Ledger”, Derik Murray, Paramount Network dhe Network Entertainment do të bashkohen për të përgatitur një dokumentar rreth jetës dhe vdekjes së aktorit, Paul Walker.

Këtë projekt do të drejtoj, Adrian Buitenhuis që do të marr formën e një dokumentari me emrin “I Am Paul Walker”.

Filmi do të eksplorojë karrierën e artistike të Walkerit, ku do të shfaqë dëshirat, hobit dhe gjithçka rreth jetës së Walker.

Image result for paul walker

Walker ndërroj jetë në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur pësoi një aksident automobilistik. Kurse tash 5 vite pas vdekjes, filmi do të fillojë të shfaqet në Paramount Network më 2 prill.

Image result for paul walker

Dokumentari do të jetë i fundit nga Derik Murray, i cili ka profilizuar më parë figura të tilla si Bruce Lee, John F, Kennedy Jr, Muhammad Ali/Indeksonline/

Image result for paul walker