Seanca e jashtëzakonshme mbahet sonte në ora 20:00
Seanca për dështimin e liberalizimit të vizave do të mbahet sonte nga ora 20:00.
Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë tha se kjo seancë me kërkesë të opozitës do të mbahet prej orës 20.
Ndryshe, me herët deputetja Mimoza Kusari Lila dhe deputeti Deda kanë mohuar se janë nënshkrues të listës për seancë.
Ata kanë deklaruar se nënshkrimet e tyre janë falsifikuar./Indeksonline/