11:01 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Seanca ndaj Azem Sylës mbahet prapa dyerve të mbyllura për publikun

Seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe 38 të tjerëve për rastin Toka është e mbyllur për media, kjo pasi trupi gjykues ka vendosur ta mbyllë atë.

Me këtë rast, avokati i Azem Sylës, Besnik Berisha ka deklaruar se gjyqtari i kthyer në trupin gjykues nga Eulexi, Vladimir Mikula, është gjyqtar edhe në gjykatën Speciale dhe se nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm në këtë seancë, nëse fillon punën se shpejti edhe në Speciale.

Prokuroria këtë deklarata të avokatit mbrojtës së Sylës e ka kundërshtuar duke e quajtur të paarsyeshme dhe të pabazuar./Indeksonline/