10:37 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Seanca për demarkacion, Veseli jep 5 minuta pauzë deri të mblidhen deputetët

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin tashmë ka filluar.

Punimet janë hapur nga kryetari I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa në seancë tashmë kanë ardhur deputetët e VV-së, të AAK-së, PDK-së dhe partive tjera.

Ndërsa mungojnë ata të LDK-së dhe Listës Serbe.

Kryetari Veseli ka dhënë 5 minuta pauzë për siç tha ai t’iu japë mundësi deputetëve që të vinë në sallë.