21:45 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Seanca stërvitore e Përfaqësueses kosovare përmes fotografive

Pas homazheve te varri i presidentit Vokrri, Përfaqësuesja kosovare mbajti seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Një stërvitje jo edhe me intensitet të lartë, por me fokus në mbrojtje dhe me kundërzbritje, transmeton IndeksOnline.

Challandes paradite në konferencën për media theksoi se do të punojë shumë në repartin mbrojtës duke marrë parasysh mungesën e mbrojtësve dhe se është i përcaktuar që ta ngrisë nivelin e Kombëtares në përgjithësi.

IndeksOnline qëndroi në stadiumin, ”Fadil Vokrri” derisa futbollistët kosovar u stërvitën dhe më poshtë mund ta ndiqni seancën përmes fotografive./IndeksOnline/

 

Temat: