11:35 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sefaj kërkon që raportimi i tij të jetë i mbyllur, mediat largohen nga salla (Video/Foto)

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka nisur raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, ku po flet për zhvillimet e fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Pak minuta pasi nisi mbledhja, Sefaj tha se do të ishte mirë që mediat mos të jenë prezente aty, raporton Indeksonline.

“Është një çështje delikate dhe disa gjëra nuk mund të dalin në opinion. Kështu nuk do të devijohej procesi i punës. Unë kam kërkuar që komisioni të jetë i mbyllur, pasi duhet të limitohemi në diskutim”, ka thënë Sefaj.

Kështu, të gjitha mediat u detyruan të lirojnë sallën ku po mbahet komisionit. /Indeksonline/

 

Temat: