16:16 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sejdiu, Abdixhikut: Nuk e votuat rezolutën e PSD-së, i bëjm votat për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka kërkuar kundër replikë ndaj deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili tha se këta nuk po janë të gatshëm që të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.

Sejdiu tha se janë pikërisht deputetët e LDK-së që në sallë kanë votuar dëmin prej 8200 hektarë të Kosovës, sipas tij, rezolutën e PSD-së deputetët e LDK-së nuk e kanë votuar, transmeton Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se grupi parlamentar i tyre do të punojë që t’i sigurojë edhe votat e tre deputetëve për ta nisur mocionin.

“8200 hektarë prej opozite i keni votu dhe keni ndejtë në sallë,  kurse rezolutën e PSD-së nuk e keni votu, këtu po na flet për moralizem për dëme, por t’i po ja zgjatë kësaj qeverie mandatin duke mos e nis mocionin, si partia më e madhe opozitare së bashku me VV-në. Pra, PSD-ja do të punojë dhe po ashtu po punon që këta 3 deputet do t’i bëjmë dhe do ta rrëzojmë qeverinë”, ka thënë Sejdiu.