10:56 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Sejdiu: Nuk kemi arsye për urime e festë – kush qohet i pari shkel Kushtetutën

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu ka deklaruar se nuk ka arsye që të festohet me rastin e Ditës së Kushtetutës pasi sipas tij ajo po shkelet çdo ditë.

Sejdiu gjithashtu ka thënë se nuk kemi arsye për festë dhe se ka vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, përpjekje e mund, që Kushtetuta të kthehet nga lecka në të cilën është shndërruar në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

A me uru?

A me uru për përvjetor të një Kushtetute, që kush të qohet i pari e shkelë? Ku edhe vet gardiani i saj e shkelë (Rasti i imunitetit të deputetëve) edhe e bënë “si llastikun” varësisht cilit “shef” aktual i shërben. Ku ndarja e pavarësia e pushteteve ka mbetë vetëm teori. Ku më shumë ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me këtë Kushtetutë në baza ditore, se sa respektim e zbatim – me rrëmbimin e fundit të qytetarëve pa asnjë procedurë me urdhër të të madhit dhe gjithpushtetshmit “shef”, si shembulli më i freskët, por asesi i fundit.

Nuk kemi arsye për urime e festë. Kemi vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, pëpjekje e mund, që ta kthejmë Kushtetutën nga lecka në të cilën e kanë shëndërruar, në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë tonë.