14:30 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Sejdiu për flamujt në produkte: Vendimi është individual, benefitet mund të jenë kolektive

Deputeti i Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se një nga punët më të mira që kanë bërë në Kuvend është futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim.

“Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund të vendosni në mes të prodhimeve vendore (foto 1), e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera (foto 2)”.

“Vendimi është individual, por benefitet mund të jenë kolektive!Duaje tënden”, ka shkruar në Sejdiu në Facebook.