22:11 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, mori pjesë në takimin e Komisionit të EOC-ut, “Barazia Gjinore në Sport”

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka marrë pjesë në takimin e komisionit të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), “Barazia Gjinore në Sport”, që u mbajt në Marbella të Spanjës.

Haxhijaj është pjesë e këtij komisioni, bashkë edhe me presidentë, sekretarë dhe përfaqësues tjerë të Komiteteve Olimpike të Evropës.

Komisioni diskutoi për çështje të ndryshme, me theks të veçantë “Barazia Gjinore në Sport”, transmeton IndeksOnline.

Komisioni hartoi një draft të strategjisë për Barazinë Gjinore, e cila do sillte suksesin deri në vitin 2021, në të cilën Haxhijaj dha kontributin e tij, duke u bazuar edhe në statistikat e Barazisë Gjinore në sportin e Kosovës.

Po ashtu u diskutua edhe për përditësimin e programit “Lider i Ri”, si dhe pika të tjera.

Pikërisht në Marbella të Spanjës, do të mbahet për dy ditë edhe kongresi vjetor i EOC-ut, në të cilin krahas Haxhijajt, do të marrë pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani./IndeksOnline/